top of page

"Çmendet" 35-vjeçari shqiptar, 'i th*en' hundën partneres 12 vite më të re me bishtin e fshesës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 30
  • 1 min read

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia në Pordenone të Italisë, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe sulm të rëndë ndaj partneres së tij 23-vjeçare.


Hetimet e kryera nga autoritetet zbuluan se e shqiptari kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të përsëritur të renë. Ngjarja më e rëndë u regjistrua më 30 korrik, kur viktima e dhunës u godit me grushte dhe me bishtin e një fshese, duke pësuar thyerje në hundë dhe dëmtime të tjera të rënda, që kërkojnë rreth 30 ditë mjekim.


E reja arriti të kërkojë ndihmë dhe të largohej përkohësisht nga banesa, duke i dhënë mundësi patrullave policore të ndërhyjnë menjëherë. Për shkak të rrezikshmërisë së situatës dhe mundësisë së përsëritjes së dhunës, ndaj 35-vjeçarit u ekzekutua masa e paraburgimit.


Burime lokale bëjnë me dije se i arrestuari ishte i njohur më parë nga policia dhe nuk dispononte leje të vlefshme qëndrimi në Itali. Ai ndodhet tashmë në paraburgim, nën akuzën e dhunës në familje dhe sulmit të rëndë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page