Çmendet 46-vjeçari në Korçë, kanos dy shtetas/ Kalim të paligjshëm të kufirit, procedohen 3 shtetas
- Korca Boom
- Dec 5
- 1 min read
Qarku Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. T., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, 2 shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit T. Z., 50 vjeç, banues në Pogradec, E. Ç., 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe dhe P. B., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















