Çmimi i Madh i Spanjës 2025 – Orari zyrtar i fundjavës së garës në Formula 1
- Korca Boom
- May 30
- 1 min read
Kampionati Botëror i Formula 1 – FIA Formula One World Championship 2025Raundi IX – Circuit de Barcelona-Catalunya | 30-31 Maj – 1 Qershor
Për të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e Formula 1, ju kujtojmë oraret zyrtare të sesioneve të fundjavës së Çmimit të Madh të Spanjës, i cili zhvillohet në pistën e njohur të Circuit de Barcelona-Catalunya, në kuadër të raundit të nëntë të Kampionatit Botëror të Formula 1 për vitin 2025.
Kjo garë zhvillohet sipas formatit klasik të fundjavës së F1, dhe tashmë, me nisjen e garave në Evropë, oraret janë të përshtatshme edhe për shikuesit nga Shqipëria, pasi jemi në të njëjtën zonë kohore me Barcelonën (GMT+2). Të gjitha sesionet – praktikat, kualifikueset dhe gara – luhen në orët e mesditës dhe pasdites.
Orari i plotë i sesioneve:
E Premte – Praktikat e Lira
Praktika e Parë (PL1): Ora 13:30
Praktika e Dytë (PL2): Ora 17:00
E Shtunë
Praktika e Tretë (PL3): Ora 12:30
Kualifikueset: Ora 16:00 – 17:00
E Diel – Gara
Ora e nisjes: 15:00
Gjatësia e pistës: 4.657 km
Numri i xhirove: 66
Distanca totale: 307.236 km
“KORÇA BOOM”


















