top of page

“Është e papame…”/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze (FOTO)

  • 4 days ago
  • 1 min read

Një moment i pazakontë është kapur nga kamerat gjatë transmetimit të emisionit ”Opinion”, ku në fokus ka qenë telefoni i deputetit socialist, Taulant Balla.


Në pamjet e publikuara, shihet një bisedë me mesazhe, ku në ekran shfaqet edhe një fotografi e një ore luksoze që duket se i është dërguar atij nga një person tjetër.


Sipas përmbajtjes së mesazheve që dallohen në foto, Balla e cilëson orën si “të papame”, ndërsa bashkëbiseduesi i tij i përgjigjet: “E meriton pas asaj dite”. Nuk dihet ende se kush është personi që fshihet pas dhuratës luksoze.


Biseda në telefonin e Taulant Ballës:


-Taulant Balla: Po pra është e papame


 Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite


– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera


 Personi i panjohur: Ashtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..


– Taulant Balla: Po/ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page