top of page


Përdh*nimi i 12-vjeçares në Pogradec/ “E lidhi, i mbylli gojën!”, RRËQETH studion me fjalët gjyshi i saj: Vajza e vogël nuk ikën në shkollë…
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel gjyshi i 12-vjeçares së përdhunuar nga i moshuari në Pogradec, ka dhënë një intervistë ekskluzive. Ai ka këmbëngulur duke kërkuar zgjidhje nga drejtësia për rastin e mbesës së tij. “Duam që t’i sigurojë vajzës një vend të sigurt mos të ngeli aq e traumatizuar, sepse është e traumatizuar”, tha gjyshi i saj ndër lot. Gjithashtu ai ka shtuar detaje nga përdhunimi duke thënë se vajza e djalit të tij është lidhur nga i mos
Jan 5


Aksident me vdekje/ Humb jetën 46-vjeçarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, pranë fshatit Bradashesh, ku një grua 46-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra nga një përplasje me automjetin. Shtetasi A.H., dyshohet se ka përplasur me makinën e tij shtetasen N.S., e cila po kalonte në rrugë. Pas aksidentit, e ndjera është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të rënda, ajo ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për të sq
Jan 5


Ekspertiza, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Lezhë ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve
Lagështira në rrugë dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin me vdekjen e çiftit të bashkëshortëve më 2 janar në Lezhë. Ky është rezultati i ekspertizës paraprake. Makina Benz ku udhëtonin Petrit dhe Elona Florini rrëshqiti duke u kthyer kryq në rrugë, çka solli përplasjen me automjetin tip Porsche. Bashkëshortët humbën jetën, ndërsa nga makina tjetër u plagosën dy persona. Burime nga policia, paraprakisht thanë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm pr
Jan 5


LAJMI FUNDIT/ Identifikohet viktima i përplasur për vd*kje, arrestohet shoferi 28-vjeçar!
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në zonën e njohur si “Marfish”. Sipas njoftimit zyrtar, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një 28 vjeçar, ka aksidentuar këmbësorin Rifat Murra, 68 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 68-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. “Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi
Jan 4


LAJMI FUNDIT/ Aksident me vd*kje. Makina përplas 60 vjeçarin me biçikletë
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën e re të Portit. Raportohet se një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth moshës 60 vjeç. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. “KORÇA BOOM”
Jan 4


Kërkoi 60 mijë lekë për të nxjerrë makinën nga pika e bllokimit/ Polici i arrestuar: M’i jep mua që tu jap atyre dhe s’ke më detyrim
Një punonjës i policisë rrugore në Durrës është arrestuar për korrupsion. Ai dyshohet se i kërkoi një qytetari para për të mos i pezulluar lejen e drejtimit. Arrestimi i tij u krye në flagrancë pas një kallëzimi të një qytetari pranë AMP-së, pasi polici i kërkoi 60 mijë lekë për t’i nxjerrë nga pika e bllokimit makinën e aksidentuar. “Gjashtëqind mijë lekë do mi japësh mu, që t’ja jap atyre, të tjerat ti s’ke as i detyrim mo! Më tepër s’të ndihmojm.” Kjo është fjalia që çoi n
Jan 4


Pas disa ditësh kërkimesh, gjendet pa shenja jete i moshuari
Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar pa adresë nga banesa e tij, në prag të natës së ndërrimit të viteve. Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit është konstatuar pa shenja jete. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes, as vendi i saktë ku ai u gjet, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të kryejnë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Policia dhe organet përkatëse po vijojnë hetimet pë
Jan 4


Konflikt mes të rinjve, 19-vjeçari g*det me th*kë të riun, përfundon në pranga
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje në qytetin e Gjirokastrës. Policia ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë një të ri tjetër, ndërsa një 18-vjeçar po procedohet penalisht për moskallëzim të krimit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me
Jan 4


NGJARJE E RËNDË/ U largua nga banesa 2 ditë më parë dhe nuk u kthye më, 42-vjeçari gjendet i pajetë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kodër-Mëzez, ku një 42-vjeçar është gjetur i pajetë, dy ditë pasi ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me iniciale B. P., i cili ishte larguar nga shtëpia më 2 janar, është gjetur pa shenja jete. Paraprakisht dyshohet se ai është vetëvarur në një pemë. Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. “KORÇA BOOM”
Jan 4


E RËNDË/ Përplasi për vd*kje këmbësorin 46-vjeçar, arrestohet shoferi i autobusit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”, Tiranë. Një 56-vjeçar, duke drejtuar autobusin ka përplasur për vdekje këmbësorin, shtetasin me iniciale Z.I., 46 vjeç. Për pasojë 56-vjeçari është arrestuar nga uniformat blu. “N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Njoft
Jan 4


Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit. Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike./ B
Jan 4


Shpërthen në flakë makina në aksin Elbasan-Tiranë
Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune, në aksin Elbasan-Tiranë. Sipas raportimeve, mjeti është shkrumbuar thuajse totalisht nga flakët, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në mjet. Detaje të reja pritet të dalin në vijim. “KORÇA BOOM”
Jan 3


Dy këmbësorë, çift bashkëshortësh, të lënduar pas përplasjes me makinë
Mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë, pranë ambientit të Forcave Ndërhyrëse të Shpejta, ka ndodhur një aksident rrugor që ka shqetësuar banorët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në zonë. Ngjarja ka ndodhur në një pjesë të rrugës ku qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është i lartë, sidomos në orët e mbrëmjes. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip benz ka përplasur dy këmbësorë, të cilët rezultojnë të jenë bashkëshortë. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë
Jan 3


44-vjeçarja e marrë nga lumi dhe humb jetën
Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët. Shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit gjatë tentativës për ta kaluar atë, duke humbur tragjikisht jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi. Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. "KORCA BOOM"
Jan 3


Goditje të rënda nga fati: Historia e trishtë e një babai
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqinë Perëndimore, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij atërore në zonën e Krisovergi. Shtëpia nuk ishte e banuar, por ai e vizitonte shpesh. Sipas vlerësimeve të para, ngjarja lidhet me gjendjen e rënduar psikologjike të 79-vjeçarit, i cili nuk arriti të përballonte humbjen e dy fëmijëve të tij brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Burime lokale bëjnë me dije se njëri nga djemtë e tij humbi jetën gja
Jan 3


Thyen xhamat e lokalit dhe dhunuan një person, dy të arrestuar
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë thyer xhamat dhe, me anë të një sendi të fortë, kanë dëmtuar pajisjet e një lokali në pronësi të shtetasit E. D. Gjithashtu, 43-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte vëllain e pronarit të lokalit, ndërsa gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit ka dëmtuar edhe kamerat e sigurisë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: • arrestuan shtetasit E.(E). Gj.(Gj)., 43 vjeç dhe M. Gj
Jan 3


FOTO/ Pa asnjë gjurmë prej katër ditësh, familjarët e 82-vjeçari me demencë kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe autoriteteve
Prej disa ditësh familjarët e Ali Avdollit, 82 vjeç, banues në lagjen “5-Maj” në Elbasan, po jetojnë orë ankthi pas largimit të tij nga banesa në ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas. Pavarësisht kërkimeve intensive që po zhvillohen prej katër ditësh ende nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e të moshuarit. Sipas të afërmve, Ali Avdolli vuan nga demenca, fakt që e bën situatën edhe më shqetësuese, pasi ai mund të ketë humbur orientimin dhe të mos jetë në gjendje të k
Jan 3


DETAJE nga krimi i rëndë/ Çifti kishin konflikte të vazhdueshme! 40-vjeçarja jetonte te e ëma por u rikthye për festa
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Orikum në Vlorë, ku 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi 40-vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri. Mësohet se fqinjët kanë treguar se çifti konfliktoheshin shpeshherë dhe se para Vitit të Ri gruaja kishte shkuar të jetonte te e ëma në Vlorë. Por pas kërkesave të vazhdueshme të bashkëshortit, ajo ishte kthyer në banesë që të festonte me fëmijët ndërr
Jan 3


Raportohet kapja e Nicolas Maduros nga forcat speciale amerikane
Sipas raportimeve të CBS News, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, raportohet se është kapur gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane, ku përmendet si e përfshirë njësia elitare Delta Force. Burime mediatike bëjnë të ditur se operacioni dyshohet të ketë qenë pjesë e një ndërhyrjeje më të gjerë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, megjithatë detajet mbi mënyrën e zhvillimit të aksionit mbeten të paqarta. Deri në këto momente, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga
Jan 3


Sherr mes të rinjve në një lokal, qëllohet me armë zjarri
Një sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas policisë disa persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të lokalit, dhe njëri prej tyre ka pasur pasur armë zjarri me vete. Gjatë konfliktit 25-vjeçari ka marrë armën e zjarrit nga shoku i tij, shtetasi 19 vjeç dhe më pas ka qëlluar në ajër. Të rinjtë janë arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Njoftimi Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetë
Jan 3
bottom of page



