Goditje të rënda nga fati: Historia e trishtë e një babai
- Korca Boom
- Jan 3
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqinë Perëndimore, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij atërore në zonën e Krisovergi. Shtëpia nuk ishte e banuar, por ai e vizitonte shpesh.
Sipas vlerësimeve të para, ngjarja lidhet me gjendjen e rënduar psikologjike të 79-vjeçarit, i cili nuk arriti të përballonte humbjen e dy fëmijëve të tij brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.
Burime lokale bëjnë me dije se njëri nga djemtë e tij humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital të Athinës, ku ishte shtruar për probleme në zemër. Vetëm dy deri në tre muaj më vonë, familja u përball me një tjetër tragjedi, pasi djali i dytë ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Një dramë familjare
Ngjarja tragjike vjen pas muajsh të vështirë për familjen, e cila u godit nga humbje të njëpasnjëshme. Dhimbja e thellë dhe e akumuluar duket se ka qenë e papërballueshme për të moshuarin, duke çuar në këtë fund të dhimbshëm.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















