top of page

Premtonin apartamente dhe falsifikonin mandate bankare, arrestohen dy persona

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, në kuadër të operacionit të koduar “Agjentët e rremë”.

Në pranga janë vënë shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues, të cilët dyshohet se u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash disa qytetarëve, duke i mashtruar me premtimin se do t’u blinin apartamente.


Sipas policisë, pasi përvetësonin paratë, dy shtetasit falsifikonin mandate bankare për t’i bindur qytetarët se shumat ishin depozituar. Dokumentet e falsifikuara u paraqiteshin gjithashtu edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive për shitblerje apartamentesh.


Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas kallëzimeve të disa qytetarëve të dëmtuar.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

"KORCA BOOM"


bottom of page