top of page

Tragjedi/ 45-vjeçari nuk mbijetoi pas plagëve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ka ndërruar jetë Denis Ç., 45 vjeç, nga Shijaku, i cili u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë së tij mbrëmjen e së martës, 27 janar.


Denis Ç. qëndroi disa ditë i shtruar në spital në gjendje të rëndë, por plagët e rënda që pësoi nga sulmi rezultuan fatale.


Mbrëmjen e ngjarjes, dy kushërinj, D. dhe I. F., shkuan në shtëpinë e tij dhe pasi e dhunuan fizikisht, qëlluan me armë drejt tij. Plumbi i shkaktoi plagë të rënda tejpërtej trupit.


Sipas burimeve, konflikti ka pasur si shkak një mosmarrëveshje për një vajzë, pasi Denis Ç. kishte dërguar mesazhe për të, ndërkohë që ajo ishte në lidhje me një prej autorëve.


Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

"KORCA BOOM"


bottom of page