top of page

Kërkoi 60 mijë lekë për të nxjerrë makinën nga pika e bllokimit/ Polici i arrestuar: M’i jep mua që tu jap atyre dhe s’ke më detyrim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 2 min read

Një punonjës i policisë rrugore në Durrës është arrestuar për korrupsion. Ai dyshohet se i kërkoi një qytetari para për të mos i pezulluar lejen e drejtimit. Arrestimi i tij u krye në flagrancë pas një kallëzimi të një qytetari pranë AMP-së, pasi polici i kërkoi 60 mijë lekë për t’i nxjerrë nga pika e bllokimit makinën e aksidentuar.


“Gjashtëqind mijë lekë do mi japësh mu, që t’ja jap atyre, të tjerat ti s’ke as i detyrim mo! Më tepër s’të ndihmojm.”


Kjo është fjalia që çoi ne pranga punonjësit e policisë durrës Gentian H. i cili u ndalua rreth 1 muaj më parë e ndërsa masa e tij u konfirmua në dy shkallet e gjyqsorit.


Sipas dosjes hetimore një qytetar duke lëvizur në rrugë ka humbur drejtimin e mjetit ku makina e tij u përplas me borduren e trotuarit.


Por duke qenë vonë qyetetari e ka zhvendosur anash rruge duke e lënë me bllokazh. Të nesërmen ai ka shkaur prane vendit të ngjares ku ka parë që makina nuk ishte aty.


Pasi u interesua në polici ai u orientua tek punonjësi i rrugorës Gentian H. Gjatë bisedës që kishte me atë punonjësi i policisë i ka treguar se ka kryer kundravajtje rrugore dhe për këtë arsye është gjobitur me 100.000 lekëgjobë, si dhe me heqje të 15 pikëve në patentë dhe pezullim të patentës për 1 vit.


Por për të shpëtuar nga patenta punonjësi i ka kërkuar një shumë prej 60 mije lekësh dhe dorëzimin do ta bentë në darkë. Ky veprim duket se nuk është pritur mire nga qytetari i cili e ka kallzuar në AMP ku bazë një marrveshje bashkpunimi u bë e mundur realizimi i takimit dhe dorzimin e parave.


Gentian H: Hyp në makinë, futu në makinë hajt.


Kallzuesi: Nuk e do zarfin ktu ti? E sigurt është që nuk kam probleme mbapa unë.


Genatin H - Ooo, më vje keq tashti, po diskutojmë muhabete që sss...as të njof, as më njef,po unë jam ktu për ditë. Nesër pasnesër do vish të më takosh, numrin tim e ke, or ti djalë hajde iher ktu pse ma bone kshu? Më dhe shpresën. Njeriu ka dhe nji farë burrnie, nuk janë të gjitha gjonat... Tashi ti pije kafen ktu, unë të vazhdoj! Kaq kisha mundsi të ndihmoj, për kokë të dy çunave.


A - S’është nevoja me bo kalamajtë be mo... Ti kam futur në nji zarf,ndaç hapi, ndaç, për korrektësi nuk e di, se di a je i knaqur? Unë jam mundu me i marr atje se rrogën, mos me nejt kalamajtë pa bukë, edhe i moraatyre shtesë.


Gentian H: Ik s’ka problem, faleminderit


Agjentët e AMP-së sapo kane pare veprimin e qytetarit që ka lënë zarfin ne makinën e punonjësit të policisë kanë kryer edhe arrestimin në flagrancë duke i ngritur akuznë e “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page