44-vjeçarja e marrë nga lumi dhe humb jetën
- Korca Boom
- Jan 3
- 1 min read
Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët. Shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit gjatë tentativës për ta kaluar atë, duke humbur tragjikisht jetën.
Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
"KORCA BOOM"



















