NGJARJE E RËNDË/ U largua nga banesa 2 ditë më parë dhe nuk u kthye më, 42-vjeçari gjendet i pajetë
- Korca Boom
- Jan 4
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kodër-Mëzez, ku një 42-vjeçar është gjetur i pajetë, dy ditë pasi ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me iniciale B. P., i cili ishte larguar nga shtëpia më 2 janar, është gjetur pa shenja jete.
Paraprakisht dyshohet se ai është vetëvarur në një pemë.
Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.
“KORÇA BOOM”



















