top of page

Trishtim , ndahet nga jeta ish-futbollisti...

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Futbolli elbasanas është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur Vladimir Gugu.

Vladimir Gugu do të kujtohet si një nga mbrojtësit e majtë më të spikatur të ekipit të Elbasanit gjatë viteve ’60–’70. Me forcën në lojë, karizmën dhe përkushtimin në fushë, ai dha një kontribut të rëndësishëm për skuadrën e qytetit, duke fituar respektin dhe dashurinë e tifozëve, shokëve të ekipit dhe gjithë komunitetit sportiv.


Gugu spikati për karakterin e tij luftarak dhe profesionalizmin, duke u kthyer në një figurë të vlerësuar të futbollit elbasanas. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjatë në historinë e sportit në qytet.


Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit për këtë humbje.

U prehtë në paqe.

"KORCA BOOM"


bottom of page