top of page


I riu gjen v*dekjen në banesën e familjes së dajës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës mëngjesin e sotëm. Një 21-vjeçar dyshohet se ka vetëvrarë veten në banesën e familjes së dajës në lagjen Granicë. Sipas njoftimeve, i riu mund të ketë përdorur një kabllo elektrike, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Forcat e policisë dhe ekipet hetimore mbërritën në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Autoritetet bëjnë me dije se do të ofrojnë më shumë informacio
Nov 29, 2025


Biçikleta dhe monopatina të vjedhura, policia kap autorin
Një 22-vjeçar, i identifikuar si E. P., është arrestuar në Tiranë për vjedhjen e disa biçikletave dhe monopatinave. Policia njofton se ai ka kryer këto vjedhje gjatë gjashtë muajve të fundit dhe ka shitur objektet e vjedhura në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas policisë, janë zbardhur tetë raste të vjedhjeve, shumica gjatë muajit të fundit. Autoritetet bëjnë me dije se E. P. ka qenë i dënuar më parë për veprime të ngjashme dhe u identifikua falë bashkëpunimit midis Komis
Nov 29, 2025


Orët e para të mëngjesit sjellin zjarr, lokali digjet plotësisht
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një zjarr ka shkatërruar plotësisht një lokal me konstruksion druri në Ksamil. Lokali, i marrë me qira nga shtetasi me inicialet K. L., është bërë i papërdorshëm për shkak të flakëve. Ngjarja u raportua rreth orës 03:10, ndërsa zjarrfikësit dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje. Deri tani, nuk dihen shkaqet që çuan në përhapjen e zjarrit. Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcakt
Nov 29, 2025


Qytetarët dëgjojnë krisma a*rme në një banesë
Mbrëmjen e sotme, në një lagje të qytetit të Elbasanit janë raportuar të shtëna me armë zjarri në një banes Banorët e zonës njoftuan Policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje për të kryer verifikimet. Deri tani nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për shkallën e incidentit. Policia pritet të publikojë një njoftim zyrtar sapo të ketë më shumë detaje, ndërsa banorët janë të shqetësuar nga zhurmat e dëgjuara. "KORCA BOOM"
Nov 29, 2025


Erdhi nga Shqipëria për një jetë të ndritur, por rruga e ndaloi, humb jetën 18-vjeçari
Një tragjedi ka tronditur komunitetin shqiptar dhe vendas në Sorbolo di Parma, Itali, ku një i ri shqiptar, vetëm 18 vjeç, ka humbur jetën në një aksident me motor. Viktima është identifikuar si Francesko Ajdini, i cili udhëtonte në rrugët e qytetit kur ndodhi përplasja fatale. Sipas informacionit paraprak, Francesko është goditur nga një automjet teksa po lëvizte me motorin e tij. Ekipet e emergjencës mbërritën shpejt në vendngjarje dhe tentuan t’i japin ndihmën e nevojshme,
Nov 28, 2025


Dyshohet lagështira dhe shpejtësia, 8 makina përplasen në autostradë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan, në dalje të tunelit, në drejtim të kryeqytetit, pranë zonës së Bërzhitës. Përplasja zinxhir ka përfshirë 8 automjete, duke krijuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit. Në vendngjarje ndodhen dy ambulanca, dy zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për normalizimin të trafikut dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Edhe pse dëmet materiale janë të konsider
Nov 28, 2025


Nga festa në urgjencë: Rrëzimi i tifozit trondit stadiumin në minutat e fundit, ja si është gjendja e tij
Minutat e fundit të sfidës dramatike mes Skënderbeut dhe Lushnjës sollën jo vetëm emocion tek tifozët, por edhe një moment të pakëndshëm. Në çastet kur korçarët shënuan golin vendimtar, një tifoz i Skënderbeut ka pësuar dëmtim pas një rrëzimi aksidental. Gjatë festës së golit, tifozit i është zënë këmba dhe është penguar, duke rënë mbi shkallët plastike të tribunës. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtim në një brinjë. Nga informacionet e siguruara nga spitali i qytetit, gje
Nov 28, 2025


POLICIA/ 2 arrestime në Korçë. 43-vjeçari dhunon bashkëshorten. Vjedhje në Korçë. Ngjarje në Shqitas dhe Pogradec
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 49 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Shqitas, pasi në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", automjeti që drejtonte ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë është dëmtuar
Nov 28, 2025


Incident i rëndë në Korçë: Gruaja kërkon mbrojtje, bashkëshorti arrestohet në flagrancë
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pas një rasti dhune në familje të raportuar gjatë orëve të fundit. Shtetasi E. K., banues në Korçë, u arrestua në flagrancë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja u referua menjëherë nga viktima, e cila pasi ka kërkuar ndihmë dhe mbrojtje, është pajisur me urdhër mbrojtjeje, në bashkëpunim me strukturat përkatëse të policisë
Nov 28, 2025


Misteri i 21-vjeçarit të humbur zbardhet në Kapshticë: Çfarë tha para policisë?
Në pikën kufitare të Kapshticës është konstatuar një rast i pazakontë, ku një 21-vjeçar nga Korça, i shpallur i humbur prej gjashtë muajsh, është paraqitur në kufi dhe është identifikuar nga autoritetet. I riu, me inicialet N. Z., ishte raportuar nga familjarët si i zhdukur prej muajsh, çka kishte shtuar shqetësimin dhe pasigurinë për fatin e tij. Gjatë verifikimeve rutinë të dokumenteve, policia kufitare ka konstatuar se i riu rezultonte në kërkim si person i larguar nga ban
Nov 28, 2025


Korçë/ Policia deklaratë për Zbulimin e abuzimeve në skemën e mbështetjes për fermerët: 8 zyrtarë të pezulluar, 1 në kërkim
Korçë Finalizohet nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një periudhe hetimi prej 18-muajsh, operacioni policor i koduar "Green Code". Pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e verifikimit gjatë kontrollit në fermat e përfituesve nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët, pezullohen nga detyra 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë të DBP-së. Shpallet në kërkim 1 inspektor i AZHBR-së. Specialistët për Hetimin e Krimeve, nën drejti
Nov 28, 2025


Shpërndanin kokainë dhe heroinë me BMW, arrestohen dy persona
Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi shpërndanin heroinë dhe kokainë në lagje të Tiranës. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan në rrugën “Mine Peza”, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjer shtetasin H. S.Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. P. iu gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa shtetasit H. S. iu gjetën doza kokaine. Në përfundim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, për veprën
Nov 28, 2025


E FUNDIT/ Skandal korrupsioni në AZHBR/ Gjykata e Korçës pezullon nga detyra 6 inspektorë (EMRAT)
Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që janë në funksionin të fermerëve të ndershëm. Kësaj here 6 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë pezulluar nga detyra punonjësit e këtyre dy drejtorive. Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës
Nov 27, 2025


Tragjedi në mes të natës, i riu 28-vjeçar nuk i mbijeton aksidentit
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën. Policia ka njoftuar se viktima, i identifikuar me inicialet A. Gj., ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka përfunduar duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, pas transportimit nga ekipet e shërbimit të urgjencës. Shkaqet e aksidentit j
Nov 27, 2025


SPAK arreston oficerin e Antiterrorit, dyshohet për korrupsion dhe nxjerrje sekreti
Është publikuar fotoja e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i arrestuar së fundmi nga SPAK për përfshirjen e tij të dyshuar në një grup të organizuar kriminal, i goditur nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane. Igli Haxhiaj akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Dyshohet se, gjatë periudhës kur ka konsumuar këto vepra penale, ai ka qenë pjesë e strukturave të Forcave Operacionale. Operacioni ndërkombëtar, i zhvilluar
Nov 27, 2025


U godit me thikë në zemër pas sherrit në rrjetet sociale, 15-vjeçari i intubuar, orët kritike nuk kanë kaluar
I mituri që u plagos dy ditë më parë me thikë në Durrës po lufton për jetën. Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme. Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale. Mjeku kirurg Fitim Shini në një prononcim për mediat ditën e djeshme foli për gjendjen shëndetësore të të miturit. Ai tha se 15-vjeçari ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore vijon të mbetet e rëndë./ Top Channel
Nov 27, 2025


POLICIA/ Arrestohet 41-vjeçari në Korçë. Sërish probleme me kalimin e paligjshëm në Devoll
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet më prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit P. Z., 32 vjeç, dhe E. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A. Q., 49 vjeç, banues në Devoll, për vepërn penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Materialet proceduriale iu refer
Nov 27, 2025


POLICIA/ 42-vjeçari në Korçë kapet me th”kë në xhep. Sherr për tokën me fqinjin!
Qarku Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: -E. F., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë); -K. K., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke ndërmjet banesës së tij dhe të fqinjit. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM”
Nov 27, 2025


EMRI/ U mbyt në përroin e fshatit, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë i 35-vjeçarit
Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit. Bëhet e ditur se Florian Tahiri dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Gjatë gjithë natën kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit i cili u gjet këtë mëngjes nga ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave të Elbasanit. “KORÇA BOOM”
Nov 27, 2025


Grabitje luksoze dhe arratisje të dështuara, arrestohen katër shqiptarë
Në operacionin e zhvilluar në Padova, me mbështetjen e policisë së Friulit, u arrestuan katër shtetas shqiptarë, të cilët po ktheheshin nga grabitjet e kryera në zonën e Pordenones. Dy prej tyre tentuan të arratiseshin, por u kapën nga oficerët. Grupi akuzohet për vjedhje të sendeve me vlerë dhe mallrave në një dëm total prej rreth 200,000 eurosh, duke përfshirë bizhuteri ari dhe orë luksoze. Ata kishin marrë një apartament me qira që shërbente si bazë e aktivitetit kriminal,
Nov 26, 2025
bottom of page



