Tragjedi në mes të natës, i riu 28-vjeçar nuk i mbijeton aksidentit
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën. Policia ka njoftuar se viktima, i identifikuar me inicialet A. Gj., ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka përfunduar duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, pas transportimit nga ekipet e shërbimit të urgjencës. Shkaqet e aksidentit janë ende në hetim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- njofton policia.
"KORCA BOOM"



















