Dyshohet lagështira dhe shpejtësia, 8 makina përplasen në autostradë
- Korca Boom
- Nov 28
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan, në dalje të tunelit, në drejtim të kryeqytetit, pranë zonës së Bërzhitës. Përplasja zinxhir ka përfshirë 8 automjete, duke krijuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.
Në vendngjarje ndodhen dy ambulanca, dy zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për normalizimin të trafikut dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Edhe pse dëmet materiale janë të konsiderueshme, dy persona janë duke marrë ndihmë mjekësore në vend, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se lagështira në rrugë dhe shpejtësia mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.
"KORCA BOOM"



















