POLICIA/ 2 arrestime në Korçë. 43-vjeçari dhunon bashkëshorten. Vjedhje në Korçë. Ngjarje në Shqitas dhe Pogradec
- Korca Boom
- Nov 28
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 49 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Shqitas, pasi në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", automjeti që drejtonte ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetas, pasagjer në këtë automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Korçës. Po punohet për kapjen e tij.
Pogradec / Më datën 27.11.2025, në fshatin Vërdovë, në magazinën e shtetasit M. Xh., 74 vjeç, aksidentalisht ka rënë zjarr. Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















