top of page


Krim në zemër të universitetit: Shqiptari 23-vjeçar goditet për v*ekje me t*ikë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Peruxhias dhe komunitetin shqiptar në Itali. Hekuran Cumani, 23 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Fabriano të Ankonës, u vra me thikë në orët e para të së shtunës, në një parking pranë Universitetit të Peruxhias. Sipas Prokurorisë, ngjarja është cilësuar si vrasje me dashje, e ndodhur pas një konflikti për motive të parëndësishme. Viktima u godit me thikë në fyt dhe në gjoks, duke ndërruar jetë në vend, pavarësisht mbërritjes
Oct 18, 2025


Djali në krye të hetimit: Rihapet vdekja e Isak Andic pas rreth 10 muajsh
Isak Andic, njeriu që themeloi markën e njohur të modës “Mango” dhe i dha elegancës mesdhetare jehonë globale, ndërroi jetë dhjetë muaj më parë në një mal të Katalonjës. Fillimisht, vdekja e tij u raportua si një aksident tragjik: një 71-vjeçar që kishte humbur ekuilibrin gjatë një shëtitjeje në shtegun malor të Montserratit. Por tani duket se hetimet kanë marrë një tjetër drejtim. Autoritetet spanjolle po shqyrtojnë mundësinë e një vrasjeje dhe në qendër të hetimit është ven
Oct 18, 2025


POLICIA/ Sherr në Maliq. 31-vjeçari bën “trimin” me një të moshuar 77-vjeçar përfundon në polici
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. K., 31 vjeç, banues në Maliq, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 77-vjeçar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM”
Oct 18, 2025


POLICIA/ Plas grushti në Korçë, procedohet një 48-vjeçar!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. D., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 35-vjeçar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM”
Oct 18, 2025


POLICIA/ Vidhet dyqani gjatë natës në lagjen 3 në Korçë, policia në kërkim të autorëve
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Korçë/ Më datën 17.10.2025, ka kallëzuar shtetasja A. P., 42 vjeç, se në lagjen nr. 3, gjatë natës, kanë vjedhur në dyqanin e saj produkte të ndryshme. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM”
Oct 18, 2025


POLICIA/ Në lagjen 10-të në Korçë, Forcat “Shqiponja” gjejnë dhe i kthejnë qytetarit, celularin dhe ID
Korçë, punonjësit e policisë në ndihmë të qytetarit me një aparat celular e dokument identifikimi të humbura. Punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe i dorëzuan qytetarit një celular dhe një dokument identifikimi. Gjatë patrullimit në lagjen nr. 10, Korçë, punonjësit e Policisë gjetën telefonin dhe mjetin e identifikimit, dhe përmes komunikimit me banorët e zonës, bënë të mundur identifikimin e personit që i kishte humbur, duke i kthyer menjëherë sen
Oct 18, 2025


Përfshihet nga flakët hoteli në “Don Bosko”, evakuohen klientët dhe stafi
Një hotel në zonën e “Don Boskos” në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje, dyshohet pas një defekti elektrik. Policia thotë se ka nxituar drejt vendngjarjes, duke kryer evakuimin e klientëve dhe stafit të hotelit, ndërsa aktualisht po punohet për shuarjen e flakëve. Është e paqartë nëse bëhet fjalë për zjarr me përmasa të mëdha. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lava
Oct 17, 2025


Tragjedi në familje: Babai sulmon me th*ikë gruan dhe vajzën e mitur të dyja në gjendje kritike
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 17 tetorit në Prizren, ku një burrë ka sulmuar me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur, duke i plagosur rëndë. Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe se ndaj tij do të kërkohet masa e paraburgimit. Ngjarja u raportua në orën 00:20, kur patrulla policore mbërriti në vendngjarje dhe hasi fillimisht bashkëshorten e të dyshuarit në rrugë, me p
Oct 17, 2025


I dehur në timon, 18-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përmbyset në trotuar
Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një 18-vjeçar që drejtonte një automjet tip “Chevrolet” me targa greke ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është përmbysur në trotuar. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer testin e alkoolit për drejtuesin e mjet
Oct 17, 2025


Shqiptarët në qendër të trafikut: 9 të ndaluar dhe dhjetëra mijëra euro të sekuestruara
Në fazën e parë të një operacioni kundër trafikut të drogës, u arrestuan dy çifte shqiptarësh, ndërsa me vijimin e hetimeve numri i të ndaluarve u rrit në nëntë. Mes tyre janë edhe katër gra shqiptare dhe një shtetas italian, i cili dyshohet se ishte i lidhur me grupin kriminal. Gjatë operacionit u dokumentuan mbi 100 raste të shitjes së kokainës. Tek një prej të arrestuarve, shtetasi italian, u gjetën 800 gramë të lëndës narkotike. Kontrollet e mëvonshme çuan në sekuestrimin
Oct 17, 2025


Dy p*lumba para shtëpisë dhe urdhra për v*rasje, gazetari që nuk hesht
Gazetari investigativ Sigfrido Ranucci ka zbuluar se është vendosur nën mbrojtje të përhershme për shkak të kërcënimeve të shumta që ka marrë ndër vite. Ai ka treguar se rreziku ndaj tij ka nisur që në vitin 2009, kur kishte raportuar mbi aktivitetet e paligjshme të familjes mafioze Ercolano në një gurore në Siçili. Pas publikimit të këtij hetimi, familja mafioze kishte urdhëruar që ai të mbahej nën vëzhgim, dhe për këtë arsye, iu dha një formë mbrojtjeje e lëvizshme. Në një
Oct 17, 2025


Një person gjen vdekjen në rrethana tragjike gjatë stërvitjes me armë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një poligon qitjeje pranë stadiumit "Air Albania" në Tiranë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bledi Hasani, i cili kishte qenë klient i rregullt në këtë poligon. Sipas të dhënave paraprake, Hasani kishte shkuar për të ushtruar qitje, siç kishte bërë edhe në raste të tjera. Ngjarja ndodhi gjatë kohës që ai po stërvitej në
Oct 17, 2025


Përplaset një autoveturë me një furgon mallrash. Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dragostunjë, përgjatë aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50, ku janë përplasur një autoveturë dhe një furgon mallrash. Përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në të dy automjetet, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar rëndë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka krijuar trafik të rënduar në zonë për rreth 30 minuta, deri në ndërhyrjen e policisë rrugore që norma
Oct 17, 2025


LAJMI I FUNDIT/ Aksident te kthesa e Libonikut. Ja çfarë ka ndodhur!
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në kryqëzimin e Libonikut, në aksin rrugor Maliq–Korçë. Dy automjete tip “Volvo” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Kryqëzimi i Libonikut është një nga pikat më problematike, ku shpesh janë regjistruar ngjarje të ngjashme. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. “KORÇA BOOM”
Oct 17, 2025


E rëndë në Prizren, kryefamiljari plagos me th*kë gruan dhe vajzën
Një krim i rëndë në familje është regjistruar pak pas mesnatës të së enjtes në qytetin e Prizrenit. Policia bën me dije se në rrugën “Rexhep Kabashi” kanë gjetur një grua dhe vajzën e saj, me plagë të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë dhe gjakderdhje. Nënë e bijë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa bëhet me dije se ekspertët e Kriminalistikës kanë vënë në pranga kryefamiljarin si autorin e dyshuar të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Prokuroria Themelore në
Oct 17, 2025


POLICIA/ Pogradecari 39-vjeçar bën “trimin” me mamanë dhe babanë. I kanos me th*kë! Arrestohet nga policia
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata, me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale
Oct 17, 2025


POLICIA/ E RËNDË në Maliq: 19-vjeçari përndjek një 14-vjeçare! Vjedhje në Maliq
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: -R. M., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare; -për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular dhe një shumë lekësh, në automjetin e një 26-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. “
Oct 17, 2025


EMRAT/ Foshnja humbi jetën, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë: Gjatë lindjes përdorën…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit Ervis Vata dhe Aida Hoxha për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal. Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z pasi humbi foshnjën e saj gjatë pr
Oct 17, 2025


Shoferi gjendet i pajetë brenda mjetit parkuar anë rrugës
Një burrë është gjendur i vdekur në një makinë të parkuar në xhepin e emergjencës në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Bishan. Rafael Pasha, banues në fshatin Starovë të Beratit dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. “Sot më date.16.10.2025 në autostradën Fier Vlorë pranë fshatit Bishan është gjetur i ndaluar në xhepin e emergjencës automjeti i markes Volkswagen me targa AB276DC me një shtetas të seksit mashkull i shtrirë në sediljen e parme. Nga informacionet
Oct 16, 2025


Një jetë e humbur në duart e gabura: Çfarë ndodhi me 22-vjeçaren në klinikën estetike?
Marco dhe Marco Antonio Procopio, baba e bir dhe të dy kirurgë estetikë, do të duhet të mbyllin klinikën e tyre, pasi po përballen me akuza për vdekjen e Margaret Spada, 22-vjeçares që humbi jetën më 4 nëntor gjatë një procedure rinoplastike. Gjykatësi hetues ka urdhëruar që ata të ndalohen nga ushtrimi i profesionit për një vit. Kjo masë është në fuqi si në Itali, ashtu edhe jashtë vendit, ku Procopio-t janë zhvendosur pas nisjes së procedurave gjyqësore. Ata përfaqësohen ng
Oct 16, 2025
bottom of page



