top of page

I dehur në timon, 18-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përmbyset në trotuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 17, 2025
  • 1 min read

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një 18-vjeçar që drejtonte një automjet tip “Chevrolet” me targa greke ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.


Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është përmbysur në trotuar. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit. Rezultatet treguan se i riu, Aleksandro Gunella, ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.


18-vjeçari është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page