top of page


Nga inxhinierët te kamarierët, ja profesionet më të kërkuara aktualisht
Në vend janë aktualisht të hapura mbi 6,500 vende të lira pune përmes portalit zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), duke ofruar mundësi punësimi për kandidatë me nivele të ndryshme arsimimi dhe kualifikimi. Sipas të dhënave të publikuara, pozicionet e shpallura mbulojnë një gamë të gjerë sektorësh, duke nisur nga profesione që kërkojnë arsim profesional dhe të mesëm, deri te pozicione që kërkojnë diplomë universitare dhe aftësi të specializuara. Ndë
6 days ago


Tragjedi në Liqenin e Ohrit, gjendet i pajetë 20-vjeçari
Një 20-vjeçar është gjetur i pajetë sot në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë zonës së njohur si “Plazhi i Burrave”, në Strugë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti është raportuar në Departamentin e Policisë së Strugës, pasi trupi i pajetë i një të riu ishte vërejtur në liqen nga qytetarë të rastit. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet policore dhe ato të emergjencës. Pas verifikimeve paraprake, autoritetet kanë bërë me dije se viktima është nj
6 days ago


AKSIDENT I RËNDË/ 4 të plagosur!
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range Rover “ dhe një “Mercedes” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas burimeve kofidenciale, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një radhë të gja
6 days ago


E*zekutim në mes të rrugës, emri i viktimës lidhet me një ngjarje të vjetër k*iminale
Pasi është identifikuar viktima e atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm, mësohet se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Valter Lleshi, i cili u ekzekutua me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të një kompanie ku ishte i punësuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë aksit rrugor Reps–Spaç. Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të automjetit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 45-vjeçarit. Burim
6 days ago


Pas largimit nga PS, "Neomalësorja" mbështet protestat/ Poston simbolin e flamingos
Deputetja e shpallur e pavarur jep sinjalin e parë publik në mbështetje të protestuesve, një ditë pas ndarjes nga Partia Socialiste. Vetëm një ditë pasi njoftoi largimin nga Partia Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur, Marjana Koçeku ka dhënë sinjalin e parë publik që po rreshtohet në krah të protestuesve. Deputetja e Shkodrës, e njohur si “Neomalsorja”, ka publikuar në rrjetet sociale një flamingo, simbolin që është identifikuar prej ditësh me protestat kundër qeveri
6 days ago


Përplasje kokë më kokë mes dy mjeteve, zbardhen detajet e para
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip “Range Rover” dhe një “Mercedes”. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave të lënduar apo gjendjen e tyre shëndetësore. Autoritetet po
6 days ago


“Nuk do të ketë kthim pas”/ Protestuesit vendosin afatin final për qeverinë
Klima e tensionuar sociale në vend duket se po hyn në një fazë vendimtare. Pas javësh protestash, përplasjesh dhe akuzash të ndërsjella mes qytetarëve dhe institucioneve, organizatorët e protestave kanë vendosur t’i japin qeverisë një afat të prerë për të reflektuar mbi kërkesat e tyre. Sipas deklaratave të bëra publike, data 21 qershor është vendosur si afati i fundit për marrjen e një përgjigjeje konkrete nga autoritetet. Protestuesit kërkojnë rishikimin e disa vendimeve që
6 days ago


E trishtë! Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare talenti i njohur
Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin sportiv, pasi futbollisti i ri Bajram Rragamaj ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare. Lajmi i hidhur ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër. Rragamaj ishte pjesë e futbollit kosovar dhe konsiderohej një djalë i përkushtuar ndaj sportit, duke lënë gjurmë te skuadrat ku aktivizohej. Mesazhe ngushëllimi kanë vërshuar në rrjetet sociale, ku miq dhe dashamirës të futbollit kan
6 days ago


PRIT, ÇFARË? Noizy shkel në altar në fshehtësi, mendohet për një dasëm sekrete
Në mediat rozë po qarkullon një lajm që ka tërhequr vëmendje të madhe për reperin e njohur Noizy, ku pretendohet se ai është martuar në fshehtësi larg syrit të publikut dhe kamerave. Sipas raportimeve të publikuara në media, artisti dyshohet se ka kurorëzuar prej kohësh lidhjen e tij, ndërsa prej vitesh jeton me partneren nën të njëjtën çati, duke e mbajtur jetën private larg vëmendjes mediatike. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Noizy, i cili nuk ka reaguar
6 days ago


Goditet rrjeti i drogës/ Sekuestrohen 96 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar
Një tjetër ngarkesë e madhe me lëndë narkotike, është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke pranë kufirit greko-shqiptar në Igumenicë. Kjo është sasia e dytë e kapur në këtë zonë brenda 8 ditëve të fundit. Konkretisht, në një operacion që u zhvillua sot në mëngjes, u bllokua një makinë private marrë me qira. Në timon ishte një grua 61-vjeçare greke me origjinë nga Moskato, Athinë. Gjatë kontrollit të pjesës së brendshme të automjetit, oficerët e policisë gjetën dhe
6 days ago
bottom of page
