top of page


Deputetja e Korçës Romina Kuko apelon për shërbime të unifikuara dhe mbështetje familjare
Të nderuar kolegë, Dje, më 3 dhjetor, u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, një rast që na kujton detyrimin moral dhe institucional për t’u kujdesur për ata që shpesh kalojnë në heshtje, megjithëse sfidat e tyre janë të mëdha. Në këtë kontekst, raportova projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit, i cili lehtëson aksesin në veprat e botuara për personat e verbër ose ata me vështirësi të mëdha në lexim. Ratifikimi i tij na integ
Dec 4


Debatet e bujshme dhe situatat personale, Egla rrëfen të pathënat
Egla Ceno ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli hapur për karrierën, projektet e reja dhe situatën e ndjeshme personale të nënës së saj. Megjithëse po kalon një periudhë të vështirë, ajo theksoi se mbetet e fokusuar tek puna dhe angazhimet profesionale. Gjatë intervistës, Egla u ndal edhe te debati i bujshëm me Ermal Mamajin në emisionin “Goca dhe Gra”, si dhe te procesi gjyqësor me Samir Kodrën, dy çështje që kanë tërhequr vëmendjen e publikut kohët
Dec 4


Reagim i shpejtë i institucioneve, nis ndërtimi i urës në Qafëzez
Pas shqetësimit të banorëve të Qafëzezës, Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, njoftoi se nga nesër nis ndërtimi i një ure të tipit “Bailey”, e cila do të rikthejë kalueshmërinë për banorët e 12 fshatrave të bashkisë Kolonjë. Vendimi u mor pas përcjelljes së shqetësimit te Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, me qëllim zgjidhjen e shpejtë të problemit deri në ndërtimin e një ure përfundimtare dhe më të qëndrueshme.
Dec 4


Një i dyshuar kapet pas të shtënave në qendër të qytetit
Në orët e drekës, Policia e Shkodrës ka marrë njoftim për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit të Trenit. Forcat e rendit kanë reaguar menjëherë, duke krehur zonën dhe duke identifikuar një person të dyshuar. Sipas burimeve, i arrestuari dyshohet se ka kanosur një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfs
Dec 4


Tani më shumë tradhti ndodhin në shtëpi sesa në hotele
Detektivja private Shkenda Lila ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana”, ku rrëfeu për përvojat e saj në hetimin e tradhtive dhe për rastet që e kanë tronditur më shumë gjatë punës. Ajo tregoi se mënyrat se si njerëzit tradhtojnë kanë ndryshuar me kohën. Në të kaluarën, shumë tradhti zhvilloheshin jashtë qytetit, shpesh në makina në errësirë, por tani më shumë raste ndodhin në ambiente më të zakonshme, si shtëpia apo vendet e përkohshme të pushimit, ku hotelet
Dec 4


Kriza në Kategorinë e Parë, një ekip i fortë mbetet pa trajner
Besa nuk arriti të ngjitej në Superiore sezonin e kaluar dhe këtë verë bëri shumë ndryshime, duke u futur në garë si një nga ekipet më të forta në Kategorinë e Parë. Megjithatë, starti i sezonit ishte mediokër, dhe trajneri Emiljano Çela u largua. Shpëtim Duro u zgjodh për ta drejtuar skuadrën, duke u bazuar te eksperienca dhe lidhja e tij me Kavajën. Megjithatë, ai gjeti një ekip me shumë probleme dhe të fryrë artificialisht, i papërshtatshëm për të synuar kreun e klasifikim
Dec 4


Falja fiskale 2026 sjell debat: 2 miliardë euro fshihen pa listë përfituesish
Projektligji i ri fiskal për vitin 2026 parashikon faljen e mbi 2 miliardë eurove në detyrime tatimore, gjoba dhe kamatëvonesa, por pa publikuar një listë të përfituesve. Kjo mungesë transparence po ngre shqetësime të forta në një vend ku çdo pagesë publike dhe çdo tender kërkon kontroll të hapur. Ekspertët paralajmërojnë se mosbërja publike e emrave mund të rrisë klientelizmin dhe të dëmtojë ekonominë. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, thotë se transparenca duhet të jet
Dec 4


Ish-shefja e diplomacisë evropiane jep dorëheqjen pas dyshimeve për favorizim
Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe një nga figurat më të njohura të diplomacisë evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i saj si rektore e Kolegjit të Evropës. Vendimi erdhi pasi ajo u emërua zyrtarisht si e dyshuar në një hetim të Prokurorit Publik Evropian (EPPO), i cili lidhet me përdorimin e fondeve të BE-së në një projekt trajnimi diplomatik. Dorëheqja pas akuzave për favorizim Në një deklaratë të lëshuar pa
Dec 4


Shpërthim i papritur në një biznes ushqimor, dy persona përfundojnë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së enjtes në një piceri të vendosur në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Rreth orës 11:20, një bombol gazi ka shpërthyer brenda ambienteve të lokalit, duke shkaktuar panik të madh në zonë dhe duke alarmuar banorët përreth. Dy persona të plagosur nga shpërthimi Si pasojë e shpërthimit janë lënduar pronari i biznesit, Besmir Dyrmishi, si edhe punonjësi i tij, Klejdi Bajrami. Të dy personat kanë pësuar dëmtime të dukshme dhe jan
Dec 4


JAVA e 15-të vjen shpejt/ Ja kur luhet derbi Skënderbeu-Pogradeci dhe ndeshjet e tjera
Ndërkohë që ndeshjet e javës së 14-të u luajtën ditën e djeshme, pavarësisht se vetëm Iliria-Skënderbeu nuk u zhvillua për shkak të dhunës, kjo javë quhet e përfunduar për momentin dhe të gjitha skuadrat duhet të mendojnë për javën pasardhëse. Java e 15-të luhet në dy ditë këtë fundjavë, të dielën dhe të hënën, pra në datat 7 dhe 7 dhjetor. E gjithë vëmendja këtë javë do të jetë te derbi i juglindjes, pasi të dielën në orën 15:30 luhet Skënderbeu-Pogradeci dhe sigurisht është
Dec 4
bottom of page



