Kriza në Kategorinë e Parë, një ekip i fortë mbetet pa trajner
- Korca Boom
- Dec 4
- 1 min read
Besa nuk arriti të ngjitej në Superiore sezonin e kaluar dhe këtë verë bëri shumë ndryshime, duke u futur në garë si një nga ekipet më të forta në Kategorinë e Parë. Megjithatë, starti i sezonit ishte mediokër, dhe trajneri Emiljano Çela u largua.
Shpëtim Duro u zgjodh për ta drejtuar skuadrën, duke u bazuar te eksperienca dhe lidhja e tij me Kavajën. Megjithatë, ai gjeti një ekip me shumë probleme dhe të fryrë artificialisht, i papërshtatshëm për të synuar kreun e klasifikimit.
Fati nuk ka qenë në anën e kavajasve, që humbën ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe një humbje në Fier me dy penallti të humbura. Në këto kushte, Duro dha dorëheqjen, me një bilanc prej 3 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje.
Pyetja që ngrihet tani është se çfarë do të ndodhë me Besën në vazhdim të sezonit dhe kush do të marrë drejtimin e ekipit.
"KORCA BOOM"



















