Lajmi i trishtë: Ndahet nga jeta ish-deputeti i njohur
- 6 hours ago
- 1 min read
Ndahet nga jeta një figurë e njohur e jetës publike shqiptare. Publicisti, politikani dhe veprimtari sindikal Koçi Tahiri është ndarë nga jeta, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në jetën politike, shoqërore dhe kulturore të vendit për më shumë se tre dekada.
Ai ka qenë ish-deputet i Kuvendi i Shqipërisë dhe një nga zërat aktivë në jetën publike shqiptare. Për kontributin e tij është vlerësuar edhe me titullin Pishtar i Demokracisë.
Gjithashtu, Tahiri ka qenë kryetar i Shoqata Atdhetare Kulturore “Beslidhja Gorare”, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe atdhetare të komunitetit gorar.
Në vlerësim të veprimtarisë së tij, Këshilli i Bashkisë Maliq e ka nderuar me titullin Mirënjohja e Bashkisë Maliq.
Ndarja e tij nga jeta ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve. U prehtë në paqe.
"KORCA BOOM"
















