top of page

Reagim i shpejtë i institucioneve, nis ndërtimi i urës në Qafëzez

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 4
  • 1 min read

Pas shqetësimit të banorëve të Qafëzezës, Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, njoftoi se nga nesër nis ndërtimi i një ure të tipit “Bailey”, e cila do të rikthejë kalueshmërinë për banorët e 12 fshatrave të bashkisë Kolonjë.


Vendimi u mor pas përcjelljes së shqetësimit te Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, me qëllim zgjidhjen e shpejtë të problemit deri në ndërtimin e një ure përfundimtare dhe më të qëndrueshme.


Në kuadër të përgatitjeve, sot u zhvillua inspektimi pranë urës së dëmtuar nga inxhinieri i Batalionit të Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes, së bashku me nënprefektin e Kolonjës, Adriatik Brace, sektorin e emergjencave civile të Prefekturës dhe drejtorinë e emergjencave civile të bashkisë, si dhe inxhinierët e ARRSH-së.


Gjatë vlerësimit u vendos që ura e tipit Bailey të ndërtohet në këtë pikë, për të garantuar sa më shpejt kalimin e mjeteve dhe lëvizjen e banorëve. Punimet do të realizohen me angazhimin maksimal të të gjitha strukturave përkatëse, ndërsa Prefekti Jole shprehu falenderime për durimin dhe mirëkuptimin e komunitetit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page