top of page

Tërmet 4.4 ballë në detin Adriatik, lëkundjet ndihen në disa vende të rajonit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Një tërmet me magnitudë 4.4 ka goditur mbrëmjen e së mërkurës Detin Adriatik, pranë ishullit Mljet në Kroaci. Lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 23:07, sipas kohës lokale (GMT +1).


Sipas të dhënave paraprake, thellësia e tërmetit nuk është konfirmuar ende, por dyshohet se ka qenë relativisht e cekët, duke bërë që lëkundjet të ndihen më qartë në zonat përreth.


Tërmeti është ndjerë në disa pjesë të rajonit, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar nga autoritetet lokale.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page