Situatë e pazakontë në polici, ish-shefi përfshihet në përplasje të fortë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një incident është regjistruar në radhët e Policisë së Shtetit, ku ish-drejtuesi i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, është përfshirë në një konflikt verbal me përfaqësues të Drejtorisë së Standardeve. Ngjarja ka sjellë më pas pezullimin e tij nga detyra dhe nisjen e procedurës disiplinore.
Sipas informacioneve te raportuara nga VNA.AL, situata është krijuar në momentin kur Drejtoria e Personelit i ka komunikuar Berberit fillimin e një procedure disiplinore ndaj tij. Gjatë këtij komunikimi, ai dyshohet se ka reaguar në mënyrë të ashpër,ndaj përfaqësueses së institucionit
Më tej, ai dyshohet se ka vijuar me qëndrime dhe deklarime fyese edhe ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, çka ka përshkallëzuar situatën dhe ka sjellë ndërhyrje institucionale.
Për shkak të këtyre rrethanave, është vendosur pezullimi i tij nga funksioni dhe nisja e procedurave përkatëse disiplinore.
Gentian Berberi më herët ka mbajtur detyrën e shefit të Policisë së Shkodrës. Largimi i tij nga ajo detyrë është shoqëruar me zhvillime hetimore të lidhura me zbulimin e parcelave me lëndë narkotike dhe nisjen e hetimeve ndaj disa zyrtarëve policorë. Më pas ai është emëruar në një pozicion tjetër si shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë periudhës së tij në Shkodër, ai është vlerësuar për qetësinë në drejtim dhe për raportet përgjithësisht pozitive me efektivët e policisë në terren.
“KORÇA BOOM”
















