Skema e re që po prek shoferët, parkimi nuk do jetë më falas
- 2 hours ago
- 1 min read
Vijat blu të shfaqura në rrugët dhe hapësirat publike të Durrës sinjalizojnë nisjen e zbatimit të skemës së re të parkimit me pagesë, e miratuar më herët nga Këshilli Bashkiak.
Sistemi pritet të ndajë qytetin në dy zona tarifimi: Zona A në qendër dhe akset kryesore tregtare, dhe Zona B në rrugët më periferike. Tarifat do të jenë 100 lekë/orë në Zonën A dhe 40 lekë/orë në Zonën B.
Parkimi me pagesë do të aplikohet nga e hëna në të premte, ndërsa gjatë sezonit turistik oraret do të zgjaten deri në mbrëmje. Në skemë përfshihen edhe disa sheshe publike, ku tarifat do të variojnë sipas kohës së qëndrimit.
Banorët rezidentë pritet të përfitojnë lehtësira, por procedurat ende nuk janë bërë publike. Ndërkohë, qytetarët shprehen të shqetësuar për kostot shtesë që sjell kjo skemë.
Nga Bashkia Durrës ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e zbatimit, por pritet që sistemi të aktivizohet në muajt në vijim.
“KORÇA BOOM”
















