LAJM I FUNDIT/ Aksident në Korçë. Përmbyset makina në mes të rrugës, shoferi humb kontrollin dhe...
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një automjet tip “Benz” ka goditur një mjet tjetër të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur brenda qytetit, në afërsi të repartit të zjarrfikëses. Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tip “Benz” po udhëtonte një çift bashkëshortësh. Dyshohet se drejtuesi i mjetit është ndjerë keq gjatë drejtimit, duke humbur kontrollin e automjetit.
Fatmirësisht, çifti ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Ambulanca ka transportuar të lënduarit drejt urgjencës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Euronews
“KORÇA BOOM”



















