top of page


“Temperatura deri minus 1 gradë”, si do jetë moti në ditët në vijim?
Meteorologia Lajda Porja, tregoi më shumë, në lidhje me motin, që pritet të jetë në vijim në vendin tonë. Ajo tha se në mbarë territorin e vendit do ketë reshje shiu dhe nuk përjashtoi dhe mundësinë e borës në zona malore. Sipas saj, temperaturat do të zbresin deri në minus 1 gradë celsius minimumi. Por, meteorologjia shtoi se që nga e marta e javës së ardhme, do të ikë dhe masa e ftohtë. Meteorologia Lajda Porja: Në zonat qendrore nuk do ketë shumë probleme, përjashtuar Durr
Nov 21


POLICIA/ Ngjarje në Korçë, Bitinckë, Pogradec dhe Maliq. Ja komunikata e policisë!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. A., 49 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasin J. H., 61 vjeç, këmbësor. Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.11.2025,
Nov 21


Kryebashkiaku Sotiraq Filo: Pallati i Sportit, premtim i mbajtur
Pallati i Sportit – Premtim i mbajtur Ka filluar puna për rikonstruksionin e plotë të Pallatit të Sportit. Shumë shpejt, Pallati i Sportit do të kthehet në një hapësirë funksionale për ekipet sportive dhe komunitetin, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për organizimin e aktiviteteve dhe garave sportive ndërkombëtare, sipas standardeve bashkëkohore. Korça sapo është shpallur Qyteti Europian i Sportit për vitin 2026, një titull për të cilin kemi aplikuar me një vizion të qartë,
Nov 21


Nuk ka më vende/ Korça e prenotuar e gjitha deri në fundvit
Festat e nëntorit, të cilave u pasojnë ato të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, do të sjellin një fluks të madh vizitorësh në Korçë dhe në fshatrat e saj turistike. Voskopoja, Dardha dhe Boboshtica janë ndër destinacionet më të kërkuara, duke bërë që hotelet, bujtinat dhe të gjitha strukturat akomoduese të mbushen plotësisht. Kërkesa e lartë ka bërë që prenotimet të kryhen shumë herët, me kapacitete tashmë të ezauruara për të gjithë periudhën festive. Pjesa më e madhe e vizitorë
Nov 21


EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike me vlerë 870 mln euro! Kontrolle dhe në Shqipëri
Një operacion i përbashkët ndërkombëtar ka goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të artefakteve në Europë, i cili dyshohet se ka vjedhur mijëra objekte me vlerë të jashtëzakonshme historike nga muzetë dhe gërmimet arkeologjike në disa vende të kontinentit. Autoritetet nga Bullgaria, Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Shqipëria, të koordinuara nga Eurojust dhe Europol, arrestuan 35 persona dhe kontrolluan mbi 125 lokacione, duke sekuestruar më shumë se 3 000 objek
Nov 21


Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, gjykata jep vendimin për mjekun dhe reanimatoren
Gjykata ka shpallur vendimin për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të cilët akuzoheshin për çështjen që lidhet me vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortja e ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, në nëntor të vitit 2014, vetëm dy javë pasi ajo kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. -Elona Burba, mjeke reanimatore, u gjet fajtore dhe u dënua me 1 vit burg, i cili u konvertua në 2 vite shërbim prove, si dhe me pezullim të licencës për 2 vite. -Petrit Rexhepi, kirurg,
Nov 21


Moti i keq! Dhjetëra banesa në Maliq të përmbytura nga uji, banorët: Nuk dilje dot nga shtëpia, niveli shkoi 1 metër
Në fshatin Sovjan, Maliq gjatë orëve të para të mëngjesit uji ka depërtuar në dhjetëra banesa. Dëme po ashtu ka pasur në zahiretë dhe gjënë e gjallë. Sipas banorëve uji ka hyrë në oborret dhe katet e para të shtëpive dhe ata janë detyruar të dalin jashtë prej orës 3 të mëngjesit ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të normalizuar situatën. “Kam 150 kokë dhenë në haur. Na erdhëm emeregjencat na thanë merrni sendet dhe shpëtoni veten tuaj. Nuk dilnim dot nga banes
Nov 21


E moshuara në Devoll humb kontaktet me familjen, nis puna për kërkimin e saj
Në fshatin Proger të Devollit, një grua e moshuar ka humbur kontaktet me familjen, duke ngritur alarmin tek të afërmit dhe autoritetet lokale. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen e saj. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë, të mbështetura edhe nga efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për të gjetur gruan e zhdukur. Kontrolli po kryhet në terren dhe në zonat përre
Nov 21


‘Vaksinohuni’/ Paralajmërimi: Një lloj i ri gripi po përhapet 'jashtëzakonisht herët' në Evropë
Zyrtarët e shëndetësisë po përgatiten për një sezon të ashpër gripi në Evropë, ndërsa një lloj i ri viral përhapet "jashtëzakonisht herët" në të gjithë bllokun. Autoritetet po zbulojnë rastet e gripit tre deri në katër javë më herët se në dy vitet e fundit, sipas një raporti të ri nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila mbulon Bashkimin Evropian, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë. Një lloj i ri i gripit A, i njohur si nënklada H3
Nov 21


VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu për fitore sot ndaj Partizanit. Nesër Pogradeci ndaj Korabit në Peshkopi
Ditën e sotme startojnë ndeshjet e katërta të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, ndërkohë që për Grupin A sfida më e rëndësishme është ajo që do të luhet në kryeqytet mes Partizanit dhe Skënderbeut. Takimi do të startojë në orën 18:00 dhe do të luhet në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ndërkohë që Skënderbeu udhëton për fitore në këtë transfertë dhe nëse e arrin, atëherë vendi i dytë në grup është i garantuar. Ndeshja tjetër e Grupit A do të luhet nesër në orën 1
Nov 21
bottom of page



