top of page


Tragjedi në shkollë, 13-vjeçarja humb jetën gjatë drekës
Një 13-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të premte në një shkollë në Pire, Greqi. Sipas raporteve paraprake, e mitura dyshohet se u mbyt gjatë pushimit të drekës, si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi. Edhe pas tentativave të mjekëve të shkollës për t’i dhënë ndihmën e parë, vajza nuk mundi t’i mbijetonte incidentit tragjik. Menjëherë pas ngjarjes, u thirr një ambulancë, e cila e transportoi 13-vjeçaren pa ndjenja në spital, por përpjekjet për ta shpëtuar d
Nov 21


Zhduket e moshuara me probleme mendore pas reshjeve të dendura në Proger (EMRI)
Në fshatin Proger të Devollit, ku janë regjistruar përmbytje, është raportuar humbja e kontaktit me një grua të moshuar, e cila, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë së Devollit, në bashkëpunim me efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për gjetjen e saj. Kontrollet po kryhen në territorin përreth fshatit, si dhe në zona pyjore ku dyshohet se e moshuara, Flora Hoxha, 76 vjeç, mund t
Nov 21


Borë dhe stuhi në horizont, reshjet e para dimërore shtrihen në Ballkan
Ballkani po përgatitet për reshje të dendura bore, sipas parashikimeve të fundit. I ftohti arktik ka filluar të depërtojë edhe në Evropën perëndimore pas Skandinavisë dhe gjatë kësaj fundjave pritet të formohet cikloni i ri Gjenovian, i cili do të stacionohet në pjesët qendrore të Italisë dhe Detit Adriatik. Ky ciklon do të krijohet si pasojë e depërtimit të një mase të madhe ajrore të ftohtë me origjinë arktike mbi Mesdheun e ngrohtë. Reshje bore priten në shumë pjesë të Fra
Nov 21


Gjermania në zi: Ndahet nga jeta kampioni i Botës Dieter Herzog
Gjermania dhe futbolli evropian humbin një nga figurat e tij më të njohura. Ish-sulmuesi Dieter Herzog ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeç. Lajmin e bëri të ditur Bayer Leverkusen, klubi me të cilin Herzog luajti për shtatë vite. Gjatë karrierës së tij, Herzog u shpall kampion bote me Gjermaninë, duke ngritur Kupën e Botës në vitin 1974 dhe duke shkruar kështu një faqe të paharrueshme në historinë e futbollit. “Bayer mban zi për humbjen e Dieter Herzog. Kampioni i Botës i viti
Nov 21


Skënderbeu në transfertë pa mesfushorin titullar, por jo pa ambicie
Skënderbeu do të ketë një mungesë të rëndësishme në transfertën ndaj Burrelit. Mesfushori Dejvid Janaqi është pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të katër kartonëve të verdhë. Megjithatë, korçarët mbeten të qetë, pasi disponojnë një organikë të plotë dhe e konsiderojnë mungesën e Janaqit si një situatë normale sportive, pa u fshehur pas justifikimeve. Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka synon të vazhdojë marshimin drejt objektivit madhor: ruajtjen e vendit të parë dhe fo
Nov 21


“Fryma është pozitive”: Fetaj paralajmëron Skënderbeun
Atmosfera pozitive ka rikthyer besimin në kampin matjan pas barazimit në transfertën e vështirë në Fushë-Krujë kundër Ilirisë dhe fitores ndaj Pogradecit në “Liri Ballabani”. Këtë e konfirmon edhe mbrojtësi lezhjan, Patrik Fetaj, i cili vlerëson rritjen e vazhdueshme të skuadrës. “Skuadra nga ndeshja në ndeshje po tregon rritje. Barazimi ndaj Lushnjës është tashmë pjesë e së kaluarës. Në dy ndeshjet e fundit treguam se kemi potencial të reagojmë dhe të bëjmë paraqitje të mira
Nov 21


Burreli në provë të vështirë, sfida me liderin vjen pa trajnerin Samuel Nikaj
Burreli do të nisë fazën e dytë të kampionatit me një mungesë të rëndësishme në drejtim. Trajneri Samuel Nikaj do të detyrohet të udhëheqë skuadrën nga tribuna në ndeshjen e së dielës ndaj Skënderbeut, e cila zhvillohet në stadiumin “Liri Ballabani”. Tekniku matjan është pezulluar si rezultat i akumulimit të katër kartonëve të verdhë, i fundit prej të cilëve u mor në fitoren 2-0 kundër Pogradecit. Për këtë arsye, ai nuk do të jetë në pankinë në duelin e radhës, ku Burreli syn
Nov 21


Pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit / Balluku përballet me gjykatën
Të shtunën, në orën 09:00, Belinda Balluku do të paraqitet përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masat e sigurisë të caktuara ndaj saj. Aktualisht, ndaj Ballukut janë vendosur masat e pezullimit nga detyra dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, ndërsa për dy vartësit e saj është caktuar masa e arrestit në shtëpi. Gjykata e Posaçme ka njoftuar zhvillimin e seancës me këtë komunikatë zyrtare: “Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni
Nov 21


Rama: “Shqipëria pa zëvendëskryeministër, do ta çojmë çështjen në Kushtetuese”
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë mbi situatën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme. Rama deklaroi se aktualisht vendi nuk ka as zëvendëskryeministër dhe as ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai theksoi se Qeveria do të respektojë vendimin e Shkallës së Parë, por paralajmëroi se çështja do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, pezullimi i Ballukut tregon dobësi
Nov 21


KATEGORIA E PARË/ Java e 12-të e gjitha të dielën në një orë. Skënderbeu dhe Pogradeci për fitore në transfertë
Pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë tashmë vjen radha e startit të fazës së dytë të kategorisë së parë, teksa këtë javë që përkon me javën e 12-të luhet e gjitha në një ditë dhe në një orë. Në këtë mënyrë, të dielën e 23 nëntorit në orën 13:30 luhen të 6 çiftet, teksa përballjet pritet të jenë interesante dhe të bukura. Skënderbeu kryesues i kategorisë së parë, këtë fazë të dytë e nis në Burrel, në këtë transfertë që nuk duket fort e lehtë edhe pse në ndeshjen e fazës së par
Nov 21
bottom of page



