Tragjedi në shkollë, 13-vjeçarja humb jetën gjatë drekës
- Korca Boom
- Nov 21
- 1 min read
Një 13-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të premte në një shkollë në Pire, Greqi. Sipas raporteve paraprake, e mitura dyshohet se u mbyt gjatë pushimit të drekës, si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.
Edhe pas tentativave të mjekëve të shkollës për t’i dhënë ndihmën e parë, vajza nuk mundi t’i mbijetonte incidentit tragjik.
Menjëherë pas ngjarjes, u thirr një ambulancë, e cila e transportoi 13-vjeçaren pa ndjenja në spital, por përpjekjet për ta shpëtuar dolën të kota.
"KORCA BOOM"



















