Zhduket e moshuara me probleme mendore pas reshjeve të dendura në Proger (EMRI)
- Korca Boom
- Nov 21
- 1 min read
Në fshatin Proger të Devollit, ku janë regjistruar përmbytje, është raportuar humbja e kontaktit me një grua të moshuar, e cila, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë së Devollit, në bashkëpunim me efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për gjetjen e saj.
Kontrollet po kryhen në territorin përreth fshatit, si dhe në zona pyjore ku dyshohet se e moshuara, Flora Hoxha, 76 vjeç, mund të ketë kaluar.
"KORCA BOOM"



















