top of page

“Fryma është pozitive”: Fetaj paralajmëron Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Atmosfera pozitive ka rikthyer besimin në kampin matjan pas barazimit në transfertën e vështirë në Fushë-Krujë kundër Ilirisë dhe fitores ndaj Pogradecit në “Liri Ballabani”. Këtë e konfirmon edhe mbrojtësi lezhjan, Patrik Fetaj, i cili vlerëson rritjen e vazhdueshme të skuadrës.


“Skuadra nga ndeshja në ndeshje po tregon rritje. Barazimi ndaj Lushnjës është tashmë pjesë e së kaluarës. Në dy ndeshjet e fundit treguam se kemi potencial të reagojmë dhe të bëjmë paraqitje të mira. Fryma optimiste që kemi aktualisht do të na shërbejë pozitivisht edhe ndaj korçarëve,” u shpreh Fetaj.


Ai shtoi se, pavarësisht respektit për kryesuesit e kampionatit, Burreli synon vetëm fitoren:“E respektojmë Skënderbeun, që me meritë udhëheq kampionatin dhe është një emër i madh i futbollit shqiptar, por ne do të futemi në fushë vetëm për një objektiv: marrjen e pikëve të plota.”


Me golin e realizuar ndaj Kastriotit në Kupë, Fetaj ka çuar në dy numrin e golave këtë sezon, pasi më parë kishte shënuar edhe në transfertë ndaj Ilirisë. Forma e tij e mirë dhe rritja e qëndrueshme e skuadrës po e bëjnë Burrelin të besojë fort në një fazë të dytë shumë më të suksesshme.


Tani të gjithë sytë janë te përballja me Skënderbeun, një sfidë e zjarrtë që pritet të testojë ambiciet dhe karakterin e matjanëve.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page