(EMRAT)/ Aksidenti i rëndë: Përplasja mes tre mjeteve i merr jetën 24-vjeçarit
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas aksidentit tragjik që u regjistrua mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit.
Një automjet është përplasur fillimisht me një kamion dhe më një kamion trajler. Si pasojë e përplasjes së rëndë, ka humbur jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrubik të Mirditës, i cili ndodhej në automjetin e vogël.
Drejtuesi i kamionit-trailer, Vllaznim Gashi, është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore.
Rruga e Kombit është bllokuar plotësisht, duke shkaktuar devijimin e qarkullimit drejt aksit të vjetër Rubik–Rrëshen.
Kaosi në lëvizje ka bllokuar qindra qytetarë, ndërsa përdoruesit e rrugës raportojnë për mungesë menaxhimi të situatës.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:45, në ‘Rrugën e Kombit’, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















