top of page

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri: Dyshohet për konflikt mes dy personave

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 minutes ago
  • 1 min read

Në qytetin e Fierit janë raportuar të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar shqetësim në zonë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes dy personave.


Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.


Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zona është rrethuar në funksion të hetimeve. Autoritetet kanë intensifikuar punën për të zbuluar motivet dhe për të vendosur para përgjegjësisë autorët e mundshëm./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page