top of page

Ndërron jetë në QSUT i burgosuri 73-vjeçar i dënuar për v*asje

  • 5 minutes ago
  • 1 min read

Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, viktima është Agim Bualli, i datëlindjes 1 korrik 1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”.


Mësohet se 73-vjeçari ishte transferuar në IEVP Lezhë më 27 nëntor 2021 me masë mjekimi të detyruar. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas në QSUT për trajtim më të specializuar.

Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë arresti kardiak.

Autoritetet bëjnë me dije se rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page