10 vite pa futbollistin e dashur korçar, Maksim Tuxhari!
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Sot përkujtojmë 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të futbollistit të dashur korçar, Maksim Tuxhari, i cili ndërroi jetë në vitin 2016, në moshën 76-vjeçare.
I njohur si “balerini i futbollit korçar”, ai la mbresa të jashtëzakonshme si sulmues në të gjitha fushat ku luajti me fanellën e Skënderbeut. Përtej talentit të tij sportiv, Maksimi u dallua mbi të gjitha si njeri shembullor, simbol i sakrificës, punës së palodhur dhe përkushtimit.
Këto vlera ai i përcolli edhe gjatë karrierës së tij si trajner, duke lënë një trashëgimi të çmuar në futbollin korçar dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.
“KORÇA BOOM”




















