top of page

200 raste çdo ditë në urgjencën e pediatrisë, mjekët: Mos injoroni simptomat e fëmijëve!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 17
  • 1 min read

Urgjenca Pediatrike e QSUT po përballet me fluks të lartë të fëmijëve, ndërsa mbi 200 raste paraqiten çdo ditë kryesisht me infeksione virale të aparatit respirator. Kryesisht rastet janë me simptomat si: kollë, temperaturë dhe të vjella.


Mjekët rekomandojnë që prindërit të mos neglizhojnë simptomat si dhe fëmijët të trajtohen te mjeku i familjes për simptomat e lehta.


Albert Lama, mjek pediatër në urgjencën e QSUT-së, thotë se shumica e këtyre rasteve shfaqin kollë dhe temperaturë, ndërsa disa fëmijë shfaqin edhe diarre ose të vjella.


“Rekomandohet që në rastet me simptoma të lehta të fillohet trajtimi tek mjeku i familjes, duke evituar mbingarkesën e urgjencave”, tha mjeku.


Ndërkohë, stafi i Urgjencës Pediatrike po punon intensivisht për të përballuar numrin e madh të fëmijëve që kërkojnë ndihmë, duke u siguruar që çdo rast të marrë trajtimin e duhur./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page