29-vjeçari në kërkim, dyshohet se përplasi qëllimisht me makinë një çift
- 3 hours ago
- 1 min read
Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij një çift bashkëshortësh, pas një konflikti të mëparshëm mes tyre.
Sipas burimeve zyrtare të Policia e Shtetit, në kërkim është shpallur shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier. Ai akuzohet se ka goditur me makinë shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, E. N. (M)., 35 vjeçe.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes palëve, ndërsa rrethanat e plota janë ende në hetim.
Policia po vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 29-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"
















