30 mijë qytetarë kanë deklaruar të ardhurat, priten 200 mijë deklarata nga rimbursimet
- 19 hours ago
- 1 min read
Deklaratën e te ardhurave vjetore, deri me tani e kane plotësuar 30 mije qytetare. Për shkak te rimbursimeve, drejtoria e Tatimeve pret qe deri ne 31 mars, ajo te plotësohet nga 200 mije individë.
Afro 30 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave. Afati përfundimtar është data 31 mars dhe pritshmëritë e administratës tatimore janë që deklaratë të plotësohet nga 200 mijë individë.
Kjo për shkak të aplikimit për herë të parë të zbritjeve tatimore për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore.
Rimbursimi nxit edhe qytetarët që nuk kanë fëmijë, që të deklarojnë vullnetarisht të ardhurat, për të parë nëse rezultojnë ose jo me tepricë kreditore.
Këtë vit individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë kanë të drejtën e përfitimit të zbritjes për numrin e fëmijëve në ngarkim dhe personat me të ardhura nën 1.2 milionë lekë kanë të drejtën, që përveç fëmijëve në ngarkim të përfitojnë dhe zbritje tatimore për shpenzimet arsimore .
Administrata Tatimore thotë se vitin e kaluar deklarata u plotësua nga 140 mijë individë, ndërsa këtë vit ku për të shmangur penalitetet, duhet të plotësojnë dokumentin ata individë që kanë pagë mbi 100 mijë lekë në muaj, kanë qenë të dy punësuar të paktën 1 muaj apo kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë dhe nuk u është mbajtur tatim.
Këta të fundit zakonisht i kanë siguruar të ardhurat nga qiradhënia mujore ose ditore e banesave të tyre.
“KORÇA BOOM”
















