top of page

35-vjeçari shqiptar gjendet i l*dhur brenda makinës, dyshohet se u v*a

3 hours ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Padova të Italisë, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit.

Viktima është identifikuar si Ferdinand Hoti, 35 vjeç, i cili u gjet i pajetë brenda një automjeti të zhytur në ujërat e lumit Tergola, në zonën e San Giorgio delle Pertiche.


Sipas dyshimeve paraprake të hetuesve italianë, krimi mund të ketë ndodhur në një tjetër vend dhe trupi më pas mund të jetë transportuar me automjet deri në zonën ku u gjet.

35-vjeçari u zbulua në pjesën e pasme të një Fiat Bravo të zezë, pa targa, e cila kishte përfunduar në lumë. Automjeti është sekuestruar dhe ndodhet nën kontrollin e grupit hetimor.


Dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje janë përforcuar nga disa elementë të rëndësishëm të gjetur në vendngjarje. Sipas raportimeve të mediave italiane, trupi i viktimës është gjetur i lidhur, ndërsa sediljet e automjetit ishin të palosura.


Ekspertët pritet të analizojnë me imtësi automjetin dhe provat e gjetura brenda tij, përfshirë edhe gjurmët e gjakut, me qëllim përcaktimin e rrethanave të vdekjes dhe rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.


Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë kohën dhe vendin ku ka ndodhur krimi, si dhe nëse automjeti është përdorur për të transportuar trupin e 35-vjeçarit pas vrasjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të dalin detaje të reja që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page