36-vjeçari arrestohet: Dyshohet se i vuri zjarrin banesës së ish-partneres
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje alarmante ka ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Comiso, ku një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar për dyshimin se i ka vënë zjarrin banesës së ish-partneres së tij.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën “Corso Ho Chi Minh”. Sipas hetimeve të karabinierëve, i riu, në zemërim pas ndarjes, ka përdorur benzinë për të ndezur zjarrin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe rrezikuar jetën e tij dhe të ish-partneres.
Fatmirësisht, flakët nuk u përhapën në ndërtesat përreth, por situata u konsiderua shumë e rrezikshme nga mediat lokale. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij incidenti.
“KORÇA BOOM”
















