top of page

50 pl*mba kallashnikovi mbi fuoristradë, zbardhen detaje tronditëse nga ekz*kutimi i babë e bir

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i babë e bir, Lekë dhe Prel Gjoni, në fshatin Mgull të Dukagjinit.


Dyshohet se ndaj fuoristradës me të cilën udhëtonin dy viktimat dhe Lazer Bashi, i cili mbeti i plagosur, autorët kanë qëlluar me rreth 50 plumba kallashnikovi.


Babë e bir po udhëtonin drejt Shkodrës kur ranë në pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan. Nga breshëria, Lekë dhe Prel Gjoni humbën jetën në vend, ndërsa Lazer Bashi, i cili ndodhej në sediljen e pasme, mbijetoi dhe u transportua fillimisht në Shkodër e më pas në Tiranë për mjekim të specializuar.


Policia dyshon se në atentat kanë marrë pjesë disa persona, të cilët pas krimit dyshohet se janë larguar me një fuoristradë.


Motivi ende mbetet i paqartë. Një nga pistat kryesore është gjakmarrja, pasi familja Gjoni dyshohet se ka pasur një hasmëri të hershme. Megjithatë, grupi hetimor po shqyrton edhe pista të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page