top of page

EMRAT/ Operacioni “Drejtimi”, sekuestruan 5 kg ko*ainë dhe heroi*ë me vlerë mbi 500 mijë euro

  • 54 minutes ago
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antidrogë i koduar “Drejtimi”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Tiranës, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.


Sipas të dhënave nga hetimi, Antidroga e Policisë së Tiranës përdori metoda speciale të hetimit për të dokumentuar aktivitetin e personave të dyshuar.


Mirland Herri dhe Lufti Hoxha janë mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim nga strukturat hetimore, përpara ndërhyrjes së policisë.


Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 5 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë.


Sipas përllogaritjeve paraprake, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shitej në doza, vlera e saj do të arrinte në mbi 500 mijë euro.


Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër sasitë më të mëdha të drogave të forta të sekuestruara nga Policia e Tiranës në kuadër të operacioneve të fundit kundër narkotikëve.


Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën, personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe destinacionin e lëndës narkotike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page