top of page

AKSIDENT/ Çfarë ndodhi me tre automjetet që u përplasën!

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.


Sipas burimeve paraprake të informacionit nga ana policore, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur në zinxhir me njëra-tjetrën. Përplasja ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa një person ka pësuar dëmtime të lehta.


I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Pas trajtimit, ai është larguar nga spitali dhe është rikthyer pranë familjes.


Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve.


Aksi Levan-Tepelenë ka fluks të lartë qarkullimi, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, për shkak të lëvizjes së emigrantëve drejt pikave kufitare.


Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekspertët kriminalistikë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page