850 mijë fishekzjarre për Trump, Washingtoni vendos rekord botëror me festimet për 4 Korrikun
- 1 hour ago
- 1 min read
Donald Trump e përshkroi shfaqjen e fishekzjarrëve si shfaqjen më të mirë të të gjitha kohërave në një postim në rrjetet sociale.
Festimet e 4 Korrikut në Washington u shoqëruan me një spektakël madhështor fishekzjarrësh, i cili zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike.
Organizatorët përdorën rreth 850 mijë fishekzjarre, të lëshuara nga dhjetë pika të ndryshme në kryeqytetin amerikan, përfshirë zonën përgjatë lumit Potomac dhe pranë Memorialit Linkoln.
Shfaqja ndriçoi qiellin mbi Uashington, duke tërhequr mijëra spektatorë.
Sipas organizatorëve, kostoja e eventit u vlerësua në rreth 850 mijë dollarë, ndërsa spektakli pritet të hyjë në shqyrtim për vendosjen e një rekordi të ri botëror në Guinness World Records.
Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi shfaqjen si "spektaklin më të mirë të fishekzjarrëve të të gjitha kohërave", përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e konsideruar atë një nga momentet kulmore të festimeve të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















