top of page

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ KUJDES nga vendimet e nxituara se do e pësoni! Këto shenja duhet t’i kushtojnë vëmendje intuitës në zgjedhjet e tyre

Aug 1
2 min read

Dashi


Kujdes me vendimet e nxituara, pasi veprimet pa menduar mund të mos sjellin rezultatet e dëshiruara. Sot është momenti për të treguar më shumë anën e ndjeshme dhe bujare. Një dalje në mbrëmje në vendet tuaja të preferuara mund t’ju sjellë qetësi.


Demi


Intuita do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe besojini ndjesive tuaja. Një takim familjar ose një darkë me njerëzit e afërt mund t’ju përmirësojë humorin.


Binjakët


Ndryshimi duhet të nisë nga mënyra si i shikoni situatat, jo domosdoshmërisht nga rutina juaj. Mos i shihni gjithmonë të tjerët si kundërshtarë dhe përdorni aftësitë tuaja të komunikimit për të zgjidhur situatat.


Gaforrja


Një ditë me energji pozitive dhe mbështetje nga njerëzit përreth. Vetëbesimi do të jetë më i fortë gjatë ditës, ndërsa mbrëmja mund të sjellë emocione romantike dhe dëshirë për aventura të reja.

Luani


Komunikimi mund të jetë më i vështirë se zakonisht. Përpiquni të kuptoni këndvështrimin e të tjerëve dhe mos veproni vetëm sipas impulsit. Intuita mund t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve më të mira.


Virgjëresha


Marrëdhëniet me të tjerët do të varen nga mënyra si komunikoni. Bashkëpunimi do të jetë i rëndësishëm për të arritur rezultate. Beqarët mund të gjejnë energji pozitive pranë miqve.


Peshorja


Mund të ndjeni mungesë energjie për të ndërmarrë hapa të mëdhenj. Kjo është një ditë për qetësi, reflektim dhe dëgjim të këshillave nga njerëzit përreth.


Akrepi


Do të kërkoni më shumë afërsi emocionale me personat që doni. Pyetjet dhe dyshimet mund të marrin përgjigje përmes komunikimit të hapur.

Shigjetari


Pasiguria mund t’ju shoqërojë gjatë pjesës së parë të ditës, por zgjedhjet e menduara do t’ju ndihmojnë të riktheni qetësinë. Mbrëmja mund të sjellë surpriza të këndshme.


Bricjapi


Mos u izoloni dhe tregoni më shumë interes për njerëzit rreth jush. Komunikimi dhe mënyra si shprehni mendimet do t’ju ndihmojnë të krijoni lidhje të reja.


Ujori


Ambicia dhe dëshira për të arritur më shumë do të jenë të forta. Mund të shfaqen mundësi të reja, përfshirë edhe në aspektin financiar.


Peshqit


Mendimet dhe dëshirat tuaja do të jenë më të qarta. Është një moment i mirë për të vendosur objektiva dhe për të fokusuar energjinë te gjërat që kanë rëndësi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page