Abissnet Superiore/ Mbyllet java e dytë, fitojnë Dinamo City, Egnatia, Teuta e Laçi: JA RENDITJA
- 1 hour ago
- 1 min read
Java e dytë e “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme me takimin Skënderbeu – Dinamo City.
Dinamovitët regjistruan fitoren e parë sezonale falë triumfit minimal 0-1 ndaj korçarëve në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”.
Një tjetër fitore e rëndësishme u regjistrua nga Egnatia, që triumfoi 3-1 në transfertë ndaj Vorës, duke marrë pikët e plota në këtë javë.
Në sfidat e tjera të javës, Elbasani dhe Vllaznia u ndanë në barazimin 1-1, ndërsa Teuta përmbysi Tiranën në “Niko Dovana”, duke fituar 3-1. Laçi regjistroi fitoren e parë në kampionat, pas triumfit 2-1 ndaj Partizanit.
Abissnet Superiore – Java 2
Skënderbeu 0-1 Dinamo City
Vora 1-3 Egnatia
Teuta 3-1 Tirana
Elbasani 1-1 Vllaznia
Partizani 1-2 Laç
“KORÇA BOOM”
















