top of page

FT/ Dinamo nuk vdes kurrë! Dy gola të anuluar dhe me 10 lojtarë, ekipi i Ilir Dajës “korr” fitore karakteri përballë Skënderbeut

  • 9 hours ago
  • 3 min read

Dinamo nuk vdes kurrë! Dy gola të anuluar dhe me 10 lojtarë, ekipi i Ilir Dajës “korr” fitore karakteri përballë Skënderbeut


Skënderbeu, me afrimet e reja në përbërje pasi zhbllokoi merkaton, u tregua kërcënues për ekipin e Dajës, duke krijuar lojë e raste, ndërsa edhe blutë nuk reshtën sulmet.


Ata gjetën dy herë rrjetën por panë në të dy rastet t’u mohohej goli nga VAR-i, ndërsa tronditën edhe traversën me Malomon, Ndërkohë, u deshën disa pritje të Teqjes për të ndalur sulmuesit e korçarëve nga ana tjetër e fushës.


Në fund, Dinamo mbeti me 10 lojtarë pas të kuqit të Qardakut, por pikërisht atëherë gjeti momentin e duhur me Farrukun për të shënuar golin e fitores.


SKËNDERBEU-DINAMO 0-1

90’+2′ Farruku


NGJARJET KRYESORE


90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Dinamos.


90’+4’ Karton i verdhë për Totre pas një faulli ndaj Malomos, ndërsa del me të kuq Daja për protesta pasi kërkonte që lojtari i Skënderbeut të merrte të kuq.


90’+2’ GOOOL DINAMO! Qefalija gjen Farrukun në të djathtën, me sulmuesin i cili nuk gabon.


90’ Jepen 5 minuta shtesë.


89’ Totre merr vendin e Janaqit në radhët e Skënderbeut.


87’ Karton i kuq për Qardakun! Futbollisti shfaqet në zonë dhe rrëzohet, gjyqtari Bastiari i tregon të verdhin e dytë dhe e largon nga fusha e lojës.


86’ Janaqi merr topin në gjysmëfushë, dhe nga distanca lëshon një gjuajtje tokazi, duke detyruar Teqjen të grushtojë në këndore.


84’ Aksion i shkëlqyer nga e djathta i Dinamos, pasimi në qendër gjen Malomo i cili fluturon topin mbi traversë.


80’ Pas goditjes nga këndi, është Lagonidis ai i cili gjuan me kokë pa gjetur portën e Dinamos.


79’ Nasr del mirë në të majtën, gjuan por gjen përgjigjen e Teqjes.


76’ Manellari merr vendin e Vilës në radhët e Dinamos.


73’ Silva-Riçards dhe Berisha i lënë vendin në fushë Farrukut dhe Mustafa në radhët e Dinamos.


71’ Abubakar merr vendin e Diallo në radhët e Skënderbeut.


69’ Gjuajtje e fortë e Qardakut, sfera shkon jashtë jo shumë larg shtyllës në të djathtë të portierit Alia.


64’ Doda ndëshkohet me karton të verdhë.


61’ Vila shënon një supergol me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës. Por më pas gjyqtari ftohet të shohë pamjet me VAR dhe anulon gjithçka për një shtyrje të Përndrecës ndaj Musa në fillimin e aksionit. Qardaku ndëshkohet me të verdhë për protesta.


60’ Vangjeli i lë vendin në fushë Dodës në radhët e Skënderbeut.


58’ Bismark dhe Nasr shfaqen përsëri në zonë, por aksioni i tyre është i pavlefshëm për faullin ndaj Hoxhallarit.


54’ Situata zhvendoset në anën tjetër, ku pas një pasimi në qendër, Përndreca devijon duke rrezikuar autogolin, por me Teqjen i cili ndërhyn dhe shpëton blutë.


53’ Kundërsulm i rrufeshëm i Dinamos, topi shkon te Malomo i cili gjuan drejt portës, i ndalur vetëm nga traversa.


49’ Malomo gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet e ndalet nga Alia.


48’ Nasr nga e majta pason në zonë ku Diallo gjuan por ndalet nga Teqja.


46’ Grazhdani lë fushën e lojës për t’i bërë vend Nasr në radhët e Skënderbeut. Ndërsa Qardaku merr vendin e Metës në radhët e Dinamos. Të dy skuadrat largojnë lojtarët “me detyrim” në startin e pjesës së dytë.


45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.


45’ Jepen 3 minuta shtesë.


39’ Përndreca provon nga jashtë zonës, pa shënjestër për të shqetësuar portierin Alia.


36’ Kapiteni provoi të kthehej në fushë, por nuk ia del të vazhdojë më dhe zëvendësohet nga Alhasan.


32’ Probleme për Ditën, i cili lë fushën për momentin për të marrë mjekim.


30’ Hoxhallari ndëshkohet me të verdhë pasi ndal një kundërsulm të Bismark.


28’ Skënderbeu rrezikon me një kundërsulm nga e djathta, por në fund Musa nuk finalizon siç duhet dhe shkakton faull.


26’ Dinamo ka marrë kontrollin e lojës duke zhvendosur manovrën plotësisht në gjysmëfushën kundërshtare.


18’ Dinamo tund rrjetën me Malomon në fundin e një aksioni spektakolar me pasime të shpejta. Gjithçka bëhet e pavlefshme për shkak të pozicionit jashtë loje të Berishës.


13’ Korçarët rrezikojnë me një sulm të dyshes Musa-Bismark, por aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.


12’ Hoxhallari ekzekuton një goditje dënimi, Alia nuk kontrollon si duhet por çon sferën në këndore.


8’ Vangjeli harkon në mënyrë perfekte nga e djathta për Bismark i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Teqjes.


7’ Meta ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Janaqit.


4’ Vila shfaqet në zonë dhe pas një devijimi të Amadou, Alia ia del të grushtojë e largojë rrezikun.


1’ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.


FORMACIONET ZYRTARE


SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Drame, Grazhdani, Shaqe, Amadou, Vangjeli, Janaqi, Diallo, Musa, Bismark.

Trajner: Julian Ahmataj


DINAMO: Teqja, Ismaili, Dita, Hoxhallari, Përndreca, Qefalija, Meta, Malomo, Vila, Berisha, Silva-Riçards.

Trajner: Ilir Daja

“KORÇA BOOM”


bottom of page