Ahmataj dhe Daja hedhin në fushë më të mirët/ Publikohen FORMACIONET ZYRTARE të Skënderbeu-Dinamo
- 13 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu dhe Dinamo do të përballen sonte, në kuadër të javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 21:00.
Tashmë dy trajnerët, Julian Ahmataj dhe Ilir Daja, kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë prej minutës së parë. Më poshtë do të njiheni me 11-shet titullare të duelit mes korçarëve dhe kryeqytetasve.
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Diallo, Bismark, Vangjeli, Janaqi, Drame, Grazhdani, Musa, Shaqe, Amadou. Trajner: Julian Ahmataj.
DINAMO: Teqja, Ismaili, Dita, Hoxhallari, Përndreca, Malomo, Qefalija, Meta, Vila, Berisha, Silva-Richard. Trajner: Ilir Daja.
“KORÇA BOOM”
















