Abubahari ose “Buba” rikonfirmohet bardhekuq
- Korca Boom
- Jun 22, 2023
- 1 min read
Skuadra e Skënderbeut ka filluar me konfirmimet e futbollistëve të sezonit të kaluar. Duket që në listë nga të parët është edhe sulmuesi sezonit të kaluar Abubahari ose ndryshe “Buba” siç e thërasin shokët e ekipit. Në fakt ky futbollist ka ardhur te korçarët një sezon më parë dhe ka qënë pikë referimi i sulmit, së bashku me Temitopen dhe Likën kanë bërë që korçarët të jenë rezultativë në vijën sulmuese. Në fakt, futbollisti është nën konrtatë por kishte prej tyre që e mbyllën para kohe, Krejt e kundërta me Abubaharin që do të vazhdojë të veshë fanelën e korçarëve. Një moment qetësie edhe për trajnerin që do të ketë një pikë referimi në ndërtimin e formacionit.
